Raporti i autopsisë për dizajnerin e njohur Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B në Prishtinë, ka përfunduar.
Lajmin e ka konfirmuar Ditor Haliti- zëvendësdrejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), duke thënë se dokumenti tashmë është i gatshëm, porse nesër do t’i dorëzohet prokurorisë.
“Raporti i autopsisë për Festimin ka përfunduar. Prokurorisë do t’i dorëzohet nesër, pastaj ata vazhdojnë me hetime,” tha ai.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur ditë më parë hetimet për këtë rast të rëndë.
Nga ana tjetër bashkëshortja e Isufit, Rina Maloku-Isufi, e cila mbeti e plagosur nga therja me thikë në të njëjtin incident, është intervistuar poashtu ditë më parë nga organet e drejtësisë.
Hetimet për vdekjen e Festim Isufit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij janë ende në vazhdim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë për shkaqet apo motivet e mundshme të kësaj tragjedie që ka tronditur opinionin publik.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen