Presidentja e Konfederatës të Zvicrës, Karin Keller-Sutter, ka thënë se Zvicra është e vetëdijshme që Kosova luan rol të rëndësishëm për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Ajo tha se siguria në Ballkanin Perëndimor është parakusht për sigurinë në përgjithësi në Evropë, teksa shtoi se duhet kujdesur që të mos ndizen vatra të reja të krizave.
“Ne flasim shpesh për luftën në Ukrainë, por duhet të kujdesemi që vatrat e krizave në vendet e tjera të mos ndizen prapë”.
“Siç e dini, Zvicra është prezente në kuadër të KFOR-it dhe do të mbetet kështu derisa të jetë e nevojshme”, tha Keller-Sutter.
Tutje, ajo tha se Zvicra e ka mbështetur gjithmonë Kosovën në rrugën e saj për anëtarësim në organizata multilaterale.
“Zvicra në përgjithësi e ka mbështetur Kosovën gjithmonë në organizatat multilaterale dhe kisha thënë se edhe gjatë përgatitjes së rrugëtimit në këto organizata, ne bashkëpunimin drejt demokracisë dhe sundimit të drejtësisë i kemi dhënë mbështetje”.
“Më herët thashë që Zvicra mbështet që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së. Nuk është çështje e jona, është çështje e politikës së brendshme të këtyre shteteve, mirëpo mendoj që ky zhvillim e mbështet stabilitetin në rajon”, tha ajo.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen