Një kamion përfshihet nga zjarri në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë – PAMJE

Një kamion është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova”, në Fushë-Kosovë.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 00:40, ndërsa reagimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm.

Për shkak të përhapjes së madhe të flakëve, që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e rrethanave ende të panjohura, policia ka ndërmarrë masa parandaluese duke evakuuar veturat përreth, për të shmangur rrezikun nga ndonjë shpërthim i mundshëm.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje zyrtare lidhur me aksidentin, dhe është në pritje të një përgjigjeje.

 

 

 

 

Të tjera

Uncategorized

Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino

In questo articolo esploreremo i metodi

Lajme

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen