Shtrenjtimi i energjisë elektrike nga ky muaj për 16.1% ka nxitur një valë shtrenjtimesh në vend, duke e vështirësuar edhe më tej situatën ekonomike dhe sociale.
Konsumatorët po ankohen se çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur dukshëm, në shpërputhje me pagat e tyre në sektorin publik dhe privat.
Paga mesatare në Kosovë është nën 600 euro, e cila është e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet elementare të familjeve kosovare, marrë për bazë inflacionin e lartë në vend.
Shembull domatet në tregun e Kosovës shiten deri në 1.99 euro për kilogram, ndërsa në Gjermani, me zbritje, konsumatorët i blejnë për vetëm 1.19 euro. Trangujt 1.29 euro në Kosovë, ndërsa në Gjermani, me ofertë, vetëm 0.85 euro.
Përveç produkteve ushqimore, çmimet e larta kanë prekur edhe konsumin ditor madje edhe një kafe tashmë është bërë ‘’luks ‘’për shumë qytetarë. Në disa qytete të Kosovës, çmimi i një kafeje ka arritur deri në 2 euro, duke i rivalizuar çmimet e vendeve të Evropës.
Rritja e energjisë elektrike gjithashtu ka krijuar një efekt zinxhir në sektorët e tjerë – nga prodhimi e deri te shërbimet më të vogla. E në mungesë të ndërhyrjes së institucioneve për të kontrolluar çmimet ose për të mbrojtur konsumatorin, tregu ka filluar të “vetëshkruajë” çmimet në dëm të qytetarëve.
Themeluesi i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka reaguar ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve në tregun e Kosovës, duke theksuar se problemi është shumë më i thellë sesa thjesht rritja e kostos së energjisë.
Ai thotë se shtetet eksportuese zakonisht i subvencionojnë eksportet e tyre, prandaj produktet e importuara në Kosovë do të duhej të ishin më të lira .Por ndodh e kundërta thotë ai, në Kosovë çmimet janë më të larta dhe konsumatori e pëson.
‘’ Çdo eksport i subvencionuar që te ne vjen si import do të duhej të ishte me çmim më të lirë te ne. Në Gjermani shembull ndodhë e kundërta, në Kosovë konsumatori jo që nuk ka mbrojtje por e ka ‘’sallamadi’’ kushdo sa të do mund të marrë nga konsumatori pa u turpëruar fare ‘’ , deklaron Kacaniku. /Frontonline



Të tjera
Uncategorized
Metier Weddenschap En Early Selection Madison Casino • BE Register & Win
Mega gokcasino netwerk antioftalmische factor massieve
Uncategorized
Gamey Natural Selection Astatine JL77 Gambling Casino New Zealand Claim Free Spins Guts Online Casino
Pros and bunco game of DreamPH
Uncategorized
Slot Czasowy Urok Kasyno Hazardowe region europejski Claim Free Spins https://pl-sapphirebet.com
Jak długo przewidująco ćwiczyć wspinać się