“Mezi pas 20 vitesh e nxorëm në opozitë”, tha Kurti për Partinë Demokratike të Kosovës, duke mos e përkrahur idenë për Qeverinë Tranzicionale.
Sipas tij, vendi duhet të ketë opozitë dhe PDK-së “i duhet edhe një mandat në opozitë”, tha Kurti. Por, i njëjti kishte thirrë në takim kreun e PDK-së Memli Krasniqi për të dalë nga ngërçi.
“Nuk jam për qeveri tranzicionale, që e lënë Kosovën pa opozitë. Në demokraci duhet të kemi opozitë. Besoj që edhe një mandat minimalisht i duhet PDK-së të jetë në opozitë, mezi pas 20 vitesh e nxorëm në opozitë. Unë nuk e di pse gjith ky zell i disa të atyre që janë në opozitë e nuk janë në PDK ta kthejnë PDK-në në qeverisje”, tha Kurti në RTK, transmeton Express.
“Nuk na duhet PDK-ja”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir