Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, koalicioni “ideal” do të ishte ai me LDK-në.
“Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe, do të behëj 77 deputetë. Madje nëse na shtohen edhe 3 të Nismës do bëhemi 80-të. Edhe për marrëveshjet ndërkombetare, kjo besojmë që është rruga e duhur përpara”, tha Kurti në RTK, transmeton Express.
Ndërsa, ai tha se PDK-ja nuk “i duhet” në Qeveri. Anipse Memli Krasniqin e kishte ftuar në takim për të dalë nga ngërçi.
Sipas tij, vendi duhet të ketë opozitë, duke shtuar se nuk e përkrah idenë për Qeveri Tranzicionale.



Të tjera
Aktuale
Murat Jashari refuzon të bëhet President: Familja Jashari iu takon të gjithë shqiptarëve
Një prej emrave të përfolur si
Aktuale
Nga Facebook-u te fruthi: Skepticizmi që ndikon në vaksinimin e fëmijëve në Kosovë dhe rajon
A i keni vaksinuar fëmijët? Pse,
Aktuale
Kosova ende s’e ka njoftuar formalisht KE’në, një pjesë e financimit në rrezik
Kosova ende nuk e ka njoftuar