Policia e Kosovës ka pranuar informacionet për kërcënimet ndaj presidentes dhe është njoftuar prokurori i shtetit, për cka tashmë është iniciuar rast penal. Kështu kanë thënë nga Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Express.
“Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është inicuar rast penal.”
Dje është bërë e ditur se në emailin zyrtar të Presidencës, një llogari e quajtur “Rrap Tap” e ka kërcënuar me jetë presidenten Vjosa Osmani.
Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani, ka konfirmuar se e-maili është dërguar në adresën zyrtare të institucionit.
“Kërcënimi është dërgu në emailin zyrtar të Presidencës”, tha Kupina për Expressi, duke shtuar se rasti është raportuar në Policinë e Kosovës edhe për dhjetëra kërcënime të tjera.
Ndërkaq, Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kërcënimet nuk janë të rastësishme dhe të izoluara, por të vazhdueshme, të qarta dhe specifike.
Sadriu ka shtuar se përveç kërcënimeve, janë shfaqur edhe shpifje të fabrikuara, të cilat kanë për qëllim të nxisin urrejtje dhe të krijojnë një klimë ku dhuna perceptohet si e justifikuar.
Ai ka kritikuar edhe institucionet kompetente se s’është marrë asnjë veprim dhe asnjë përgjegjësi.
“Sepse askush nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë. Asnjë veprim. Asnjë përgjegjësi. Dhe kur institucionet përkatëse heshtin, dhuna natyrshëm që flet. Kur institucionet përgjegjëse nuk mbrojnë, kërcënuesit ndihen të sigurt. Sot është Presidentja. Nesër dikush tjetër? Rreziku është i qartë. Heshtja është bashkëfajësi. Koha për veprim ka kaluar qëmoti”, ka shkruar Sadriu.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen