Punëtorët e kompanisë Ibër-Lepenci, me asistencë të policisë kanë hyrë në objektin e Kryqit të Kuq të Serbisë i cili gjendet buzë liqenit të Ujmanit.
Këtë e ka konfirmuar zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Ne po asistojmë kompaninë Ibër-Lepenc. Ata hynë në këtë objekt i cili është pronë e tyre, ndërsa ne hymë bashkë me ta“, ka thënë Elshani.
Nga ana tjetër, ai ka shtuar se një numër i njerëzve që ishin në këtë objekt e kanë braktisur atë.
Ai ka paralajmëruar se kjo kompani do ta marrë objektin, pasi ky objekt është pronë e tyre.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen