Kishte kohë që njihesha me shefin e tim burri. Disa herë kisha rastisur ta takoja. Dhe, në prani të burrit tim, shikimet e tij ishin shumë provokuese, por unë nuk i jepja rëndësi. Mirëpo, nuk shkoi gjithmonë ashtu, shkruan “Kosovarja”.
Një ditë, në një drekë të organizuar nga kompania për të gjithë punonjësit, ishte i ftuar dhe im burrë bashkë me mua.
Unë dhe burri im ishim në të njëjtën tavolinë me pronarin e kompanisë. Atë ditë, në fakt, isha veshur bukur, sa veshja ime i ra në sy edhe tim burri, i cili disa herë edhe më komplimentoi.
Sepse, edhe pse jam 40 vjeçe, për fatin tim të mirë, gjenetikisht kam trashëguar një trup perfekt nga nëna dhe tezja ime, e që të dyja janë të bukura.
Të pasmet i kam pa celulit, gjoks të madh dhe nuk ishte hera e parë që bija shumë në sy për trupin tim.
Shumë herë më ka rastisur në rrugë t’më shikojnë edhe djemtë e rinj, madje… Por, kurrë nuk u kam kushtuar rëndësi shikimeve të tyre…
Shefi i burrit tim ishte rreth të pesëdhjetave, i pispillosur mirë dhe kishte një shikim mjaft provokues.
Gjatë gjithë kohës sa zgjati dreka e përbashkët, nuk m’i hoqi sytë. Mua filloi t’më pëlqente, aq sa edhe unë, pa fije turpi, e shikoja drejt në sy…
Dhe, disa herë me këmbë më prekte nën tavolinë dhe nuk dija si të reagoja, sidomos kur të gjithë më shikonin për pamjen time të bukur…
Në një moment, teksa tregonte një ngjarje, ma shkeli syrin. Në çast i them tim burri se kam nevojë të shkoj në tualet. Ai nuk hezitoi dhe ma bëri me kokë të ngrihem…
Por, unë, meqë isha për herë të parë në atë restorant, vërtet, nuk e dija se ku ndodhej tualeti. E shefi, kur pa se nuk po di të orientohem, bëri me dorë në drejtim të tualetit, më shumë që t’ma bëj me dije se edhe ai pas pak do vije mu aty.
Kur hyra brenda në tualet, pash se pas meje erdhi një diçka si hije. Dhe, kur ktheva kokën pas, ishte ai, shefi i burrit tim. Në çast, të them të drejtën, u hutova dhe zemra filloi t’më rrihte shpejt, aq sa e di se fort u skuqa në fytyrë.
Kur hyri brenda në tualet, nuk mbaj mend të ketë folur ndonjë fjalë, por e di se ma mbylli gojën me dorë, pastaj e hoqi atë dhe me një afsh të papërshkruar më puthi me buzët e tij plot lëng.
Dhe, teksa më puthte me pasion, duart i shkuan te kofshët e mia, ma ngriti fustanin duke më ledhatuar në gjithë trupin…
E, pa e zgjatur shumë, me një shpejtësi si rrëfeja, doli nga tualeti, me siguri, që të mos linte dyshim tek të pranishmit, konkretisht te burri im.
Unë mbeta në tualet dhe as nuk dilja jashtë e as nuk e mbyllja derën. Mbeta e habitur, sepse kurrë nuk më kishte ndodhur një gjë e tillë, veçmas tash kur isha grua e martuar…
Si erdhi t’u u rritë dashuria ndaj shefit?
Një ditë tjetër, teksa isha në një market të madh, teksa hyja vetëm në ashensor, ai më kishte parë dhe, teksa dera e ashensorit filloi të mbyllej, një këmbë burri e ndali.
Pasi hyri brenda, e preku pullën për katin më të lartë, me qëllim që të kishim kohë bashkë.
Edhe në ashensor, si edhe herën e mëparshme në tualet, më puthi. Dhe, nëpër dhëmb i dolën fjalët: “Po digjem për ty!”.
Kur arritëm në katin më të lartë, më luti të dilnim nga ashensori dhe të pinim kafe bashkë në terrasën e marketit, nga shihej një pjesë e madhe e Prishtinës.
Dhe, fjalë pas fjale, e shikim pas shikimi, e kaluam bashkë një orë të plotë…
Kur u ktheva në shtëpi, nuk gjeja rehati në shpirt, ani pse vajza ime 15 vjeçe mundohej t’më shtinte të bisedoja me të…
“E tmerrshme”, mendoja me vete. “Jam nënë e një vajze 15 vjeçe dhe merrem me aventura të tilla, si të jem adoleshente”, gati sa nuk fola me zë…
A përfundoi gjithçka me kaq?
Pas dy muajsh im burrë duhej të shkonte një javë në Rugovë me të ëmën e tij, meqë, sipas mjekëve, ajo kishte nevojë për ajër të pastër.
Në mbrëmje isha në shtëpi vetëm, meqë vajza ime atë natë ndodhej në një ditëlindje të shoqes së saj dhe deri vonë nuk do të kthehej.
Dhe, teksa e shikoja serialin turk “Mollë e ndaluar”, nga dera vije një trokitje e lehtë. Nga “syri magjik” shoh se jashtë ishte ai…
Shtanga. Isha e vetme në shtëpi: t’ia hapja derën apo jo… Dhe, pa u hamendur gjatë, e hapa.
“Më ka marrë malli për ty!”, më tha pa e zgjatur shumë, e që, si çdo herë, më puthi me një afsh të papërshkruar.
Teksa e mbylla derën desha t’i them të më lë të qetë, por nuk munda t’i rezistoj dot… Më shtrëngoi për beli dhe më ofroi për trupin e tij.
“Sonte je e imja, sepse burrit tënd i kam dhënë leje të shkojë në Rugovë!”, më tha, duke më shtrënguar edhe më shumë për trupi të tij…
Pastaj, më shtriu në shtrat, duke m’i hequr rrobat një nga një, më mirë se që i heq vetë kur kam nevojë…
Çka tutje?
Jam dashuruar keq në të… Por, për hir të vajzës, por edhe të respektit që ka im burrë për mua, nuk mund të ndahem prej familjes.
Sidomos vajzës sime nuk mund t’ia kthej shpinën assesi, qoftë edhe nëse vuaj gjithë jetën… Era