Një rast i rëndë dhune në marrëdhënie intime është raportuar në qytetin e Podujevës, ku një vajzë e mitur është paraqitur për ndihmë mjekësore pas dhunës që i është ushtruar nga i dashuri i saj.
Sinjali mëson se më 18 maj 2025, rreth mesnate, E.A. është paraqitur në emergjencën e Podujevës për shkak të lëndimeve trupore, që siç ka deklaruar, i janë shkaktuar më 15 maj 2025 nga i dashuri i saj, Vigan Idrizi.
E mitura ka deklaruar se, përveç dhunës fizike, është kanosur për jetë, duke thënë se ndihet e rrezikuar. Ajo është intervistuar në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.
I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe ka pranuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të miturës.
Me urdhër të Prokurores Kujdestare, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe ndodhet nën hetime.



Të tjera
Lajme Showbiz
Motra e madhe e Genta Ismajlit qenka një yll i vërtetë
Këngëtarja Genta Ismajli ka ndarë një
Aktuale
Kica-Xhelili thotë se LDK-ja është në bisedime me Osmanin: Jemi shtëpi e hapur
Nënkryetarja e Lidhja Demokratike e Kosovës,
Lajme
Familja publikon portretin e babait me dy fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Malishevë
Ngjarja tragjike që ndodhi nga shpërthimi