Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se dalja nga bllokada në Kuvendin e Kosovës është përgjegjësi e partisë fituese.
Ai bëri me dije se LDK edhe në seancën e sotme hyn me të njëjtin qëndrim.
Gashi tha se shkuarja në Kuvendin e Kosovës për seancë nuk është bërje e “argatit ndaj Albin Kurtit”, por është detyrë kushtetuese.
I pyetur nëse ndiejnë obligim për zhbllokim të situatës, Gashi tha se për këtë arsye kanë dhënë propozimin për qeveri nacionale të tranzicionit.
“Ndiejmë obligim dhe për këtë arsye kemi dhënë opsion. E drejta kushtetuese i lind vetëm Lëvizjes Vetëvendosje, partia që del e para. Vetëm ata e kanë të drejtën dhe me këtë të drejtë lindin edhe obligimet. Nëse do të ishte një situatë kur ata i kanë numrat për ta zgjedhur atëherë mund ta propozonin kë të donin. Por, në momentin kur një subjekt politik s’i ka numrat atëherë detyrohet që të bashkëpunojë. Bashkëpunimi është dialog, dialogu është për të lëshuar pe”.
Ai tha se takimi në Presidencë mes presidentes dhe liderëve partiakë është hap pozitiv, por “jo i mjaftueshëm derisa nuk ka një zgjidhje”.
“Partitë politike duhet ta gjejnë një zgjidhje, qoftë edhe shkuarja në zgjedhje”.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen