Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare më 17 maj, vetëm një ditë pas pjesëmarrjes në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u zhvillua në Tiranë.
Mëngjesin e kësaj të shtune, ai u prit në ambientet e Kryeministrisë nga kryeministri Edi Rama, ku të dy liderët shtrënguan duart dhe realizuan një fotografi zyrtare përpara konferencës së përbashkët për shtyp.
Kjo shënon vizitën e dytë të Macron në Shqipëri brenda një kohe të shkurtër, por është hera e parë që e shoqëron bashkëshortja e tij, Brigitte Macron.
Në orën 09:30 është paraparë nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh bilaterale që përfshijnë fushat e mbrojtjes, turizmit dhe energjisë.
Më pas, rreth orës 10:00-10:15, është planifikuar deklarata e përbashkët për mediat nga dy udhëheqësit.
Agjenda do të vazhdojë me pjesëmarrjen e Ramës dhe Macron në forumin ndërkombëtar “Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes”, ku pritet të marrin pjesë edhe figura të njohura ndërkombëtare si Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, dhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi.



Të tjera
Aktuale
Aksident fatal në Fushë Kosovë: Ndërron jetë këmbësori 85-vjeçar pas goditjes nga vetura
Një aksident i rëndë komunikacioni, i
Aktuale
Vuçiq ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë duke e favorizuar haptas Listën Srpska
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në
Aktuale
Seebass: Ideja e Kurtit për të detyruar integrimin e serbëve përmes reciprocitetit ka dështuar
Ekspertja gjermane, Frauke Seebass, në një