Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu vransirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu, e viseve malore rrebeshe të shkurta bore. Mbetet ende ftohtë, me minimale që zbresin në 3C e 5C, ndërsa temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 15C e 18C. Frynë erë veriperëndimore e perëndimore, 3-7m/s.
Mot kryesisht me diell parashihet të dielen, me një rritje të temperaturave deri në 18C e 20C. Pasdite pjesëve veriore mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut pritet të përfshinë vendin më shumë ditën e hënë. Të martën në mes vransirash të ndryshueshme, priten mundësi për ndonjë rigë shiu. Më shumë diell të mërkurën, megjithëse shtohen vransira të larta, e krejt më vonë në mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu zonave malore. Maksimalet shënojnë rritje deri në 21C e 23C. Minimalet luhaten ndërmjet 3C e 8C. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-12m/s.



Të tjera
Lajme
Anton Quni garon me numrin 7
123 numri i fitores së
Lajme
Xhafer Gashi kandidon për deputet në listën e LDK -së
Xhafer Gashi kishte ofruar
Lajme
LDK: 123 është numri ynë, zgjedh shpresën – na priftë e mbara
Lidhja Demokratike e Kosovës