Rruga që të shpie drejt parkut të Gërmisë në Prishtinë po kthehet në vatër të vjedhjeve të përsëritura. Mungesa e patrullave policore dhe reagimi i vonuar po e bëjnë këtë zonë gjithnjë e më të pasigurt për qytetarët që synojnë vetëm një shëtitje në natyrë.
Gazeta Sinjali ka siguruar informata ekskluzive për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Dr. Shpejtim Robaj”, përballë pishinës publike.
Sipas sinjalizuesve nga vendi i ngjarjes, një vajzë është parë e shokuar dhe në gjendje të rënduar emocionale, pasi i ishte thyer xhami i veturës VW Passat dhe i ishte vjedhur çanta e dorës.
Skena e rëndë ka ndodhur para syve të qytetarëve të tjerë që ndodheshin në zonë. Ajo ka qëndruar disa minuta në vend duke kërkuar sendet personale, ndërsa nuk është parë asnjë patrullë policore për t’i dalë në ndihmë.
Siç mëson Sinjali, nga vetura janë vjedhur: Çanta e dorës me dokumente personale, kartela bankare dhe një shumë e konsiderueshme parash.
Banorët dhe vizitorët po kërkojnë angazhim serioz nga Policia e Kosovës, para se kjo rrugë të shndërrohet përfundimisht në pikën më të rrezikshme të kryeqytetit. Sinjali do të vazhdojë të raportojë.



Të tjera
Lajme
Ky është polici shqiptar që u kap nga Dogana e Kosovës me 1 milion euro në Merdare
Drejtoria e standardeve profesionale në policinë
Aktuale
SHSKUK liron nga pagesa përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve
Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton
Aktuale
Murat Jashari refuzon të bëhet President: Familja Jashari iu takon të gjithë shqiptarëve
Një prej emrave të përfolur si