Në Tiranë u mbajt sot Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku liderë të rëndësishëm të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të vendeve partnere diskutuan për sfidat e sigurisë dhe paqes në kontinent. Ndër pjesëmarrësit e këtij samiti ishin presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri britanik Keir Starmer, ai polak Donald Tusk dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Zelensky bëri të ditur se gjatë samitit udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ku në fokus ishte procesi i bisedimeve për paqe ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
“Folëm me Donald Trump së bashku me presidentin Macron, kancelarin federal Merz, kryeministrat Starmer dhe Tusk. Diskutuam takimin në Stamboll. Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë dhe është e rëndësishme që bota të mbajë një qëndrim të fortë. Qëndrimi ynë – nëse rusët refuzojnë një armëpushim të plotë dhe pa kushte dhe një fund të vrasjeve, duhet të pasojnë sanksione të ashpra. Presioni mbi Rusinë duhet të mbahet derisa Rusia të jetë gati t’i japë fund luftës. Faleminderit të gjithëve në botë që po ndihmojnë,” shkruan Zelensky.
Në qendër të diskutimeve ishte edhe raundi i parë i bisedimeve ruso-ukrainase të zhvilluara në Stamboll, për të cilat Kievi shprehet i gatshëm të angazhohet në mënyrë aktive, duke i dhënë prioritet një zgjidhjeje të shpejtë dhe paqësore të konfliktit.




Të tjera
Uncategorized
Metier Weddenschap En Early Selection Madison Casino • BE Register & Win
Mega gokcasino netwerk antioftalmische factor massieve
Uncategorized
Gamey Natural Selection Astatine JL77 Gambling Casino New Zealand Claim Free Spins Guts Online Casino
Pros and bunco game of DreamPH
Uncategorized
Slot Czasowy Urok Kasyno Hazardowe region europejski Claim Free Spins https://pl-sapphirebet.com
Jak długo przewidująco ćwiczyć wspinać się