Deri sot në Kosovë janë vaksinuar gjithësej 50 mijë e 176 persona kundër COVID-19.MSH me anë të një njoftimi për media ka njoftuar se vetëm dje, në vendin tonë janë vaksinuar 4 mijë e 67 persona.
“Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19”, ka thënë MSH.
Njoftimi i plotë:Po vijon vaksinimi në të gjitha njësitë e vaksinimit nëpër qytetet e Kosovës, për personat mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike eKosova dhe sipas listave në dispozicion të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Ditën e djeshme janë vaksinuar 4.067 qytetarë, ndërsa prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 50.176 doza të vaksinës ndaj COVID19.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.