Autori i emisionit Pressing dhe gazetari Leonard Kërquki, ia rikujtoi ministrit të Bujqësisë në detyrë Faton Peci, kohën kur Albin Kurti e Albulena Haxhiu kërkonin që PAN ta ndërronte propozimin e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit. Pasi rikujtoi deklaratat e zyrtarëve të VV-së, Kërquki e pyeti Pecin pse VV nuk po e ndërron propozimin për Haxhiun, dhe pse duhet ta votojnë atë deputetët.
Sipas, Pecit Albulena Haxhiu nuk është insistuesja për me qenë kryetare e Kuvendit.
“Nuk është Albulena personi që insiston me qenë kryetare e Kuvendit, thjeshtë ka qenë emri i parë i përmendur dhe dakorduar”, tha Peci në Pressing, transmeton Express.
Pse mos me qenë një grua tjetër, e pyeti Kërquki?
“Të njëjtin fat mendoj që do ta kishte secili po në qoftëse do të ishte propozimi i parë, për shkak se opozita e ka blloku seancën e parë”, tha Peci.
“Kanë fillu me portretizu Albulenën si një person jounifikuese”, shtoi ai.
“Që është e vërtetë”, ia ktheu gazetari Kërquki.
“Albulena Haxhiu nuk është ndonjë kuadër i jashtëzakonshëm i Kosovës, është një juriste super e zakonshme e Kosovës. Një ministre kurrfarë e Drejtësisë. Secili para saj ka qenë më i mirë. Një deputete që ska lan akuzë pa bo për këndo nga kundërshtarët politikë të saj”, argumentoi gazetari Kërquki.
“Albulena nuk po konkurron për presidente të vendit. Presidenti është figura unifikuese. Roli unifikues nuk i kërkohet kryetarit të Kuvendit. Nuk pajtohem që Albulena nuk ka qenë ministre e mirë. Ka pas vështirësi, sikurse ka qenë kontestimi në Gjykatën Kushtetuese dhe një kohë e gjatë e trajtimit, megjithatë vullneti i saj ka qenë i hekurt”, tha Peci.
“A mundesh me thanë diçka çka ka bo Albulena Haxhiu”, e sfidoi Kërquki ministrin në detyrë Faton Peci.
“Ka nis pjesën e vettingut”, tha Peci…
“Ministria e Drejtësisë është pa asnjë rezultat”, vijoi Kërquki.
Të tjera
Aktuale
Vdekja e të moshuarit në Fushë Kosovë, dyshohet se ra në hapësirën e dedikuar për ndërtimin e një ashensori
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Aktuale
Tragjedi në Kanada: Shqiptarja 29-vjeçare vritet nga bashkëshorti, autori ekzekutohet nga policia
Një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për
Aktuale
Aksident i rëndë trafiku në mes të tri veturave në rrugën Drenas–Komoran
Një aksident trafiku ka ndodhur