Sot shënohet 36 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo parti u themelua më 23 dhjetor 1989, ku kryetar i parë u caktua Ibrahim Rugova.
Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore në Kosovë, u pajtua që të themelonin një parti politike.
Ky grup e caktuan kryesinë e prirë nga Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë: Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e shumë figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh të asaj kohe.
“Në kohën e represionit më të egër serb e jugosllav kundër popullit të Kosovës, LDK-ja organizoi rezistencën politike e qytetare, organizoi jetën sociale, politike e publike, duke promovuar lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes, tolerancën e humanitetin, duke promovuar vlerat autentike e universale. LDK-ja, që nga fillimi u shfaq si forcë politike institucionale, duke punuar me mund e sakrifica për ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës, si bazë fundamentale e shtetit, në mënyrë që të mos rrëshqitet në anarki, arbitraritet e diktaturë”, thuhet në historikun e kësaj partie.
Menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë, LDK në krye Rugovën fitoi zgjedhjet bindshëm, shkruan KosovaPress transmeton Klankosova.tv.
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se angazhohet për demokraci, e cila do të sigurojë barazinë e plotë juridike e politike të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia kombëtare, gjinore apo fetare.
“Lidhja Demokratike e Kosovës përqafon pluralizmin politik që shpreh struktura dhe interesa të ndryshme, që mundëson garën e koncepcioneve dhe të opsioneve të ndryshme politike përmes sistemit parlamentar dhe shumë partiak; angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe për zgjerimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, për të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e organizimit politik. LDK-ja lufton kundër çdo forme të urrejtjes, të dhunës e jotolerancës kombëtare e fetare, kundër çdo forme të diskriminimit dhe gjenocidit, kundër çdo tentative të ndryshimit të dhunshëm të strukturave ekzistuese etnike. Angazhohet kundër çdo monopoli politik dhe ekskluziviteti ideologjik, për lirinë e ndërgjegjes dhe të bindjeve politike, angazhohet për pavarësi të gjyqësorit”, thonë në këtë parti.
LDK-ja thotë se përshëndet dhe përkrahë proceset integruese në Evropën e sotme.
Aktualisht LDK-në e udhëheq Lumir Abdixhiku.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga