Një rast i ndjeshëm është raportuar në Podujevë, ku një 19-vjeçare ka denoncuar një mjek të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) për ngacmim seksual dhe trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor gjatë një ndërhyrjeje në urgjencën e qytetit.
Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 22 shtator 2025, rreth orës 12:30, në rrugën “Besiana”, ku e reja ishte paraqitur për trajtim mjekësor. Gjatë këtij procesi, ajo ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga mjeku kujdestar, i identifikuar si M.Jashari
Pas intervenimit kirurgjik që i është bërë në atë kohë, viktima nuk është intervistuar menjëherë për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo është marrë në pyetje më 03 tetor 2025, ndërsa në ndërkohë janë siguruar dokumentet mjekësore dhe provat përcjellëse.
I dyshuari është ftuar në polici dhe është intervistuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale, në prani të avokatit mbrojtës. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është inicuar për veprat penale “Sulm seksual” dhe “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Pas marrjes në pyetje, mjeku është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është dërguar për hetime të mëtejshme.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
18 vjet nga miratimi, më shumë raste në Gjykatë: A është Kushtetuta e paqartë, apo po përdoret politikisht?
Në Kosovë, mosmarrëveshjet politike përfundojnë shpesh
Aktuale
Nafta arrin 1.91€ në Kosovë – eksperti i ekonomisë: Shteti duhet ta heq akcizën
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shkumbin