168 ditë thanë “i kemi votat për qeveri”, dje u sos tregimi, sot kërkojnë zgjedhje të reja

 

  • I kemi votat për qeveri në një kuvend që nuk e kemi.

Me këtë kundërthënie është shërbyer publiku tash e 168 ditë.

Albin Kurti i konstatoi “hajvanë” të gjithë politikanët e partive ish-opozitare mu në natën e zgjedhjeve, dhe nga e nesërmja thanë se “i kemi votat” për qeveri.

Ku do t’i merni votat? “Nga deputetë brenda subjekteve parlamentare”, thanë Vetëvendosja

168 ditë nuk hoqën dorë nga ky ‘tregim’.

Le të më sfidojnë a i kam votat”, shprehej Albin Kurti në “RTK” në një nga intervistat më ledhatuese ndaj një politikani të prodhuar ndonjëherë në vend.

Ua hoqi deputetëve të drejtën kushtetuese për të votuar në Kuvend të Kosovës duke futur mocion procedural për votim të fshhetë, që s’kaloi mbi katërdhjetë herë në 102 ditë kalendarike.

“Ka kuorum” e niste Avni Dehari, dorëz-në-dorë të Vetëvendosjes, dhe “Nuk ka kuorum” e mbyllte për dy minuta, anipse prezentë në sallë ishin 100-e-kusur deputetë.

Dje shënoi ora e fundit kushtetuese për të konstituar Kuvendin e Kosovë: Avni Dehari, njësoj. Ose votim të fshehtë, ose hiç.

Kryesuesi thjesht nga virtyti i moshës dhe thjesht ceremonial, tashmë është në rishikim kushtetues – që logjika e kullume, dhe madje edhe e patrajnuar në çështje juridike dhe kushtetuese, thotë se ka kryer shkelje të rëndë kushtetuese.

Por, aq më keq për yrrnekun kushtetues të vendit.

Pas 12 dite qartësohet përfundimisht nga Gjykata Kushtetuese se ku do të qëndrojë çështja e kësaj legjislature të pamundësuar nga arbitrariteti i Vetëvendosjes.

Por, me të çelur mëngjesi nga Vetëvendosja e kalibruan gjuhën për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Mimoza Kusar-Lila i tha KosovaPress-it: zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Të gjitha partitë garojnë për të qeverisur, qoftë sado e vogël partia apo sado që të kenë domethënë shtrirje apo mbulim të territorit, gjegjësisht të votave në Republikën e Kosovës, ata synojnë që të kenë pjesë në qeverisje. Në situatën aktuale janë partitë të cilat hezitojnë, si rasti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përgjigjja e të cilës ka qenë negative në raport me ftesën për bashkëqeverisje. Atëherë duhet shkuar dhe pyetur votuesit se për çfarë mandati janë ata në një palë zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme parlamentare”, tha ajo.

Si ua mori Kurti deputetëve të drejtën kushtetuese për të votuar?

Deri në katërdhjetë herël Albin Kurti ua ka marrë të drejtën e votës në Parlament të Kosovës deputetëve që s’janë nën sigël të partisë së vet.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 dhe i rikonfirmuar në aktgjykimin e fundit të para një muaji, risjell atë se “deputetët votojnë SI TË DËSHIROJNË, në mënyrë të hapur ose të fshehtë”.

Por, aq më keq për aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

Albin Kurti, përmes kryesuesit të seancës konstitutive thjesht nga virtyti i moshës, Avni Deharit, u hoqi ëirinë dhe të drejtën e kodifikuar kushtetuetshmërisht si “si të dëshirojnë” në atë se si dëshiron vetëm ai: votim të fshehur.

Votimin e hapur e hoqi me arsyetimin se “ka dështuar tetë herë, dhe u desht të hiqej” ndërsa votimin e fshehur që ka dështuar mbi katërdhjetë herë nuk e hoqi sepse “lejohet”.

Janë bërë 54 herë dështime për ta zgjedhur Albulena Haxhiun me Vetëvendosjen e cila nuk e ka gjënë elementare: shumicë parlamentare të thjesht prej 61 votash për të udhëhequr me vendin.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës kontsatoi se ndërrimi i rendit të ditës nga Dehari – i cili nuk e ka as edhe një kompetencë të vetme, por thjesht lexon automatikisht rendin ditës – duke futu mocion për komision të votimit të fshehtë ka kryer shkelje kushtetuese.

Dehari edhe pas këtij konstatimi vazhdon gjënë e njëjtë duke sjellë po atë votim për atë komision të ashtuquajtur për votim të fshehtë i cili s’kalon mbi 50 vota. Për Vetëvendosjen edhe pse s’ka vota s’ka gajle: votimi për komision që s’votohet, mbetet.

Pika 155 e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ia ndalon Deharit të mund të ndërmerrë diçka të re nga ajo që është përcaktuar: rendi i ditës i caktuar, thanë ata, është “përmbajtja kryesore dhe e vetme e seancës konstitutive”.

Të tjera