Një 14-vjeçar me rrënjë nga Kosova është bërë hero në Gjermani. Len Fejzullahu ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar shokun e shkollës, kur u sulmua nga një person tjetër me çekiç.
“Friedberger Allgemeine” ka shkruar të hënën për rrëfimin e 14-vjeçarit që tregoi guxim të jashtëzakonshëm.
14-vjeçari po qëndronte në oborrin e shkollës me dy shokët e tij, kur një adoleshent iu afrua. Ai po mbante një çekiç si dhe ishte veshur me uniformë ushtarake.
“Fillimisht mendova se ishte i gomës dhe se po përpiqeshin të më bënin shaka”, ka rrëfyer 14-vjeçari. Por ajo që ndodhi pastaj nuk ishte aspak shaka. Dhe po të mos vraponte në ndihmë të shokut të tij dhe të rrezikonte jetën e vet, gjërat do të ishin edhe më keq.
Sulmi ka shokuar Friedbergun në Gjermani në mes të tetorit. Një 15-vjeçar pati sulmuar dy 14-vjeçarë pak para se të niste mësimi, duke e lënduar njërin prej tyre rëndë. Sulmuesi është në mbajtje nën akuzën për tentimvrasje dhe lëndim të rëndë. Hetuesit po mbledhin informata nëse bëhet fjalë për prapavijë ekstremiste.
Si ndodhi rasti?
Sulmuesi e kishte goditur njërin nga shokët e Lenit në kokë. Kur ai e sulmoi Lenin, 14-vjeçari arriti të shmangej dhe u godit vetëm në krah. Ndërsa një i tretë kishte ikur te hyrja e shkollës. “E pash shokun tim të shtrirë në tokë”, ka thënë Leni.
Pastaj sulmuesi e ka goditur disa herë.
“Mendova se nuk mund ta lë vetëm”, ka rrëfyer Leni që më pas ka shkuar drejt sulmuesit e fillimisht duke e goditur në këmbë e më pas kishte arritur t’ia merrte çekiçin e ta godiste në bark dhe ta rrëzonte.
Pas kësaj, Leni dhe shoku i tij arritën të shkonin drejt shkollës. Sulmuesi kishte shtënë në drejtim të tyrin me një armë jo reale. Shoku i Lenit ishte lënduar në kokë dhe teksa iknin i duhej ndihma. Te dera e shkollës takuan dy mësimdhënës që shpejt thirrën policinë dhe ambulancën. Shërbimet emergjente u paraqitën shpejt dhe sulmuesi u arrestua. 15-vjeçari kishte të kaluar me kërcënime dhe po hetohet edhe për mundësinë e ekstremizmit.
Leni ka dhënë deklaratë në polici. Ai ka përgënjeshtruar edhe komentet në TikTok se sulmuesi ka qenë i bullizuar duke thënë se e ka njohur vetëm si figurë. Madje ka thënë se po që se sulmuesi do të ishte i huaj, komentet do të ishin ndryshe.
Leni tani e kujton rastin dhe e kupton sa ka rrezikuar. I dyshuari kishte pasur edhe thikë me vete.



Të tjera
Showbiz
Kjo është gjendja e Efit pas daljes nga spitali
Efi Dhedhes, e njohur si një
Aktuale
Zemaj për incidentin me qytetarin: U shqetësuan shumë njerëz, s’kisha dashtë askush të jetë në pozitën që isha
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga
Aktuale
Përparim Rama: Albin Kurti nuk sheh Kosovë aty ku s’ka Vetëvendosje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e