[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zyrtari i Qeverisë që u arrestua e që e përmendi emrin e Enver Hasanit, punon me një zyrë me gruan e ish-kryetarit të Kushtetueses (VIDEO)



Drejtori i financave në Qeverinë e Kosovës, Zahir Bajrami, i cili u arrestua tri ditë më parë për marrje të ryshfetit nga një person për heqjen e dënimit të shqiptuar me burgim, ka punuar në të njëjtën zyrë me Burbuqe Xhema – Hasani, bashkëshorte e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Bajrami, duke i marrë 20 mijë euro ryshfet nga një qytetar, bazuar në përgjinet e publikuara, i kishte premtuar atij se në bashkëpunim me Enver Hasanin, derisa ky i fundit ishte në krye të Gjykatës Kushtetueses, do t’ia hiqte dënimin e shqiptuar me 3 vjet burg, por që një gjë e tillë nuk ndodhi përkundër asaj që paratë i kishte marrë.

E, fakti se në zyrën që e ka drejtuar Bajrami, ka punuar bashkëshortja e Hasanit, Burbuqe Xhema, ka krijuar dyshime se mund të ketë qenë e përfshirë në “pazaret” e shefit të saj dhe të bashkëshortit.

Por një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga vet bashkëshortja e Hasanit, Burbuqja.

Ajo për “Gazeta Blic” tha se është habitur shumë kur ka mësuar për rastin në fjalë.

Po, absolutisht e mohoj se jam e përfshirë në këtë rast, unë jam çudit, tepër jam habitur me rastin edhe kurrë s’kisha besu që mundet me ndodh ajo që ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Burbuqe Xhema, si kontabiliste në Drejtorinë e Financave në Qeverinë e Kosovës, thotë se nuk ka marrë asnjëherë ndonjë cent më shumë se sa rroga që i takon në vlerë të 460 eurove, raporton GazetaBlic.com

Që 7-8 vite sa punojë aty, asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në ndonjë udhëtim zyrtar  dhe nuk e kam marrë asnjë cent më shumë përveç rrogës që e kam 460 euro, asnjë gjë tjetër”, ka përsëritur ajo ajo.

Por, ndryshe nga deklarimi i saj burime të “Gazeta Blic”  brenda Qeverisë së Kosovës, thonë se ajo ka qenë e previlegjuar nga drejtori Bajrami, karshi punëtoreve tjera që punojnë në këtë drejtori, për faktin se është bashkëshortja e Enver Hasanit.

Nga ky rast, Zahir Bajrami është arrestuar bashkë me djalin e tij.

Histori e ryshfetit kishte filluar në vitin 2012.

Zyra e kryeministri ka konfirmuar se do të marrë të gjitha masat ndaj këtij zyrtari.

Raportet e më poshtme janë e përgaditur nga KTV-ja, ku në këto përgjime përmendet edhe ndikimu që kishte Enver Hasani në këtë punë: