• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Zyrtari i PDK-së tregon se çka thanë Escobar dhe Lajçak në takim

nga Bota Press
1 Shkurt, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Bernard Nikaj, anëtar i Kryesisë së PDK-së, ka folur për takimin që kjo parti zhvilloi me emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe atë të BE-së, Miroslav Lajçak, në ambasadën amerikane.

Ai tha se ky takim ishte në vazhdën e përpjekjeve që ShBA dhe BE po bëjnë për të rifilluar dialogun dhe për ta shtyrë përpara këtë proces, njofton Klan Kosova.

“Simbolika e vizitës së përbashkët ka qenë njëri nga mesazhet e përcjellë se ShBA-ja dhe BE-ja janë janë plotësisht të koordinuara sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Pra, s’kanë diskrepancë mes tyre. Escobar dhe Lajçak na e bënë të qartë që e shohin dialogun si një proces të rëndësishëm për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe presin angazhimin e spektrit politik, posaçërisht Qeverisë së Kosovës, për të shtyrë përpara këtë proces”.

Nikaj se tha se dy emisarët nuk patën ndonjë kërkesë specifike nga PDK-ja, përveç angazhimit.“Kemi shkëmbyer qëndrimet që PDK i ka bërë të qarta. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm dhe kyç për arritjen përfundimtare të marrëveshjes me Serbinë, me njohje të dyanshme, pa cenim të sovranitetit”.

Nikaj tha se procesi i dialogut duhet të ketë një afat kohor, “ndoshta jo të caktuar, por që brenda një kohe të sjellë njohjen e përbashkët”.

Ai tha se vizita e tyre e përbashkët nënkupton unitet mes ShBA-së dhe BE-së dhe kërkesë të qartë për angazhimin e duhur të të gjithë akterëve në Kosovë. Po ashtu, Nikaj shtoi se këta aleatë kanë gatishmërinë për të rifilluar këtë proces dhe të jetë më i shpejtë dhe se tanimë varet “nga veprimet apo mosveprimet e Qeverisë së Kosovës”.

“Ne si parti opozitare, çfarëdo marrëveshje që arrihet, e presim të vijë në Kuvend dhe në rast se vjen me njohje të ndërsjellë të ketë një debat parlamentar”.

Nikaj u tregua kritik për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj dialogut, duke thënë se duhet shikuar nga e ardhmja.

“Ajo që kemi parë në muajt e kaluar ishte një grumbull i veprimeve sporadike të Qeverisë dhe këtë jo vetëm në dialog. Më tepër është diskutuar për të kaluarën sesa për të ardhmen. Qeveria duhet të diskutojë për çështje që e garantojnë të ardhmen evropiane, jo vetëm të këtyre dy vendeve, por edhe të Ballkanit Perëndimor. Qeveria duhet të diskutojë pikë së pari për njohjen reciproke, sepse vetëm kjo e përmbyll në mënyrë finale mosmarrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por, ne s’kemi parë këso diskutime”.

Derisa për bisedimet e zhvilluara nga qeveritë e kaluara, Nikaj tha se njohja reciproke ka qenë temë bosht në të gjitha takimet.

Tags: escobarPDK

Të ngjashme

Lajme

Rita Ora ngatërron mollën me pjeshkën, shpërthejnë të qeshurat në studio

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Ekskluzive

The Times: Shqipëria, ‘rivale’ e Greqisë dhe Kroacisë në turizëm, si po “joshen” britanikët në TikTok

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Lajme

Bajram Begaj do zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Kosovë si President, kjo është agjenda e takimeve

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Kosovë

Ministri i Financave e pranon se kanë dështuar në investimet kapitale, sikurse shefi i tij i akuzon mediat

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Rita Ora ngatërron mollën me pjeshkën, shpërthejnë të qeshurat në studio
  • The Times: Shqipëria, ‘rivale’ e Greqisë dhe Kroacisë në turizëm, si po “joshen” britanikët në TikTok
  • MSH publikon raportin ditor të COVID-19
  • Bajram Begaj do zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Kosovë si President, kjo është agjenda e takimeve
  • Ministri i Financave e pranon se kanë dështuar në investimet kapitale, sikurse shefi i tij i akuzon mediat

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.