[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zyrtare: Zaza bëhet me skuadër të re



Simone Zaza është futbollist i ri i skuadrës së Valencias

Juventus dhe Valencia kanë arritur marrëveshje për huazimin e Simone Zaza deri më 30 qershor të vitit 2017.

Por, nëse lojtari arrin një numër të caktuar të ndeshjeve, atëherë Valencia është e detyruar që ta blej kartonin e lojtarit.

Valencia për huazimin do të paguaj 2 milionë euro, ndërsa nëse e blen kartonin e lojtarit, atëherë duhet të paguaj edhe 16 milionë euro të tjera me dy këste. /Express/