[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zyrtare: UEFA gëzon klubet e Kosovës



Në një njoftim Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur një lajm fantastik për të gjitha klubet e Kosovës.

”Pas një angazhimi dhe përpjekjeve të mëdha si dhe me takimet e shumta të presidentit të FFK-së z. Fadil Vokrri me shumë zyrtarë të UEFA-s, sot në FFK arriti vendimi i KE të UEFA-s, që stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë i lejohen zhvillimi i ndeshjeve të Ligës

së kampionëve dhe Ligës së Evropës për klubet e Kosovës”, ka bërëë të ditur, FFK-ja, transmeton Botapress.info

”Një delegacion i UEFA-s, do të vijë me 1 mars për të inspektuar nga afër gjendjen aktuale si dhe për të dhënë

sugjerimet për përmirësimin e ndonjë të mete”.

”Tash mbetet që MKRS dhe organet tjera relevante të shtetit të Kosovës, që të angazhohen që stadiumi “Adem Jashari” të

përgatitet sa më shpejt për këto gara të klubeve të Kosovës”, kanë theksuar Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton Botapress.info