Sigal Prishtina ka vendosur që drejtimin e skuadrës t’ia besojë një trajneri lituanez.
Bëhet fjalë për Audrius Prakuraitis, që do të jetë në krye të skuadrës që nga e mërkura.
Prishtina është pothuajse jashtë garës në Ligës Ballkanike.
Trajneri i ri do të mundohet të triumfojë në kampionat dhe Kupën e Kosovës.
“Zyrtare: Audrius Prakuraitis, kryetrajner i skuadrës!!!
Ju njoftojmë se klubi ynë SIGAL Prishtina ka arritur marrëveshje me trajnerin lituanez, Audrius Prakuraitis.
Prakuraitis, në dy vitet e fundit ka qenë trajner i skuadrës rumune, BC Targu Mures. Ndërsa para Mures, ka udhëhequr skuadrat në Superligën e Ukrainës, BC Khimik që është një skudër mjaft e suksesëshme dhe si rezultat këtë vit gjendet në vendin e parë në Ukrainë. Ndërsa para saj ekipin tjetër ukrainas Dnipro Azot, që gjendet në vendin e katërt sivjet në po të njejtën ligë, atë Ukrainase.
Coach, welcome to the home of champions!”, thuhet në njoftimin e klubit.