Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.
Kryeziu tha se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.
A do të paguhen apo jo mësimdhënësit grevist, ja çka thotë Ligji për Greva
“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva” – tha Kryeziu./Botapress.info./