[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zyrtare: Ish lojtari i Prishtinës transferohet te skuadra e njohur franceze (Foto)



Agim Zeka, mesfushori kosovar, është transferuar te skuadra e njohur franceze, Lille

Kalimin e Agim Zekës nga skuadra e Skënderbeut te ekipi francez, Lille, e ka konfirmuar menaxheri i prishtinasit, Shkumbin Qormemeti nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruan Express.

Klubi francez për Zekën ka paguar 300 mijë euro. Kurse, Skënderbeu do të ketë në pronësi edhe 20 për qind të kartonit të kosovarit, i cili gjatë karrierës ka luajtur edhe te të rinjtë e Prishtinës. Ai është edhe pjesë e Kombëtares U19 të Shqipërisë.