[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zyrtare: Duka kandidat për UEFA



Presidenti I Ferates Shqiptare te Futbollit Armand Duka, zyrtarizohet si kandidaturë për një vend në komitetin ekzekutiv të UEFA-s. Emri I numrit 1 të futbollit shqiptar është zbuluar sot nga komiteti ekzekutiv aktual mes 13 kandidatëve që do të jenë për 8 vende.

Kjo është hera e parë në historinë e futbollit shqiptar që një përfaqësues I futbollit mund të jetë pjesë kryesore e organizmit më të lartë të futbollit europian si UEFA. Zgjedhjet do të zhvillohen më 5 prill në Helsinki dhe presidenti Duka do të jetë një kandidat potencial për këtë post. Komiteti ekzekutiv I UEFA-s është organi më i lartë I kësaj organizate.

Ai përbëhet nga 16 antarë përfshirë këtu edhe presidentin. Mandati I secilit antarë të komitetit ekzekutiv të UEFA-s është 4-vjecarë dhe është I ndarë në dy grupe me nga 8 anatarë të cilët zgjidhen cdo dy vjet, ndërkohë që secili nga kanditatët ka të drejtën e rikandidimit. Roli I komitetit ekzekutiv të UEFA-s është shumë I rëndësishëm për të marrë vendime që kanë të bëjnë me rregulloret dhe është pikërisht ky komitet që administron UEFA-n. /ProcesiSportiv