[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zyrtare: Bashkohen ushtritë, Shqipëri-Kosovë sëbashku ndaj çdo provokimi (Foto)



Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, pas një takimi sot në Tiranë me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haki Demolli deklaroi se konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe paprekshmëria e kufijve kushtetues është prioriteti i axhendës sonë të përbashkët. Në aktivitetet e organizuara me rastin e vizitës së delegacionit kosovar merrnin pjesë një numër i madh ushtarakësh shqiptarë. Vizita vjen pak ditë pas tensioneve të krijuara mes Kosovës e Serbisë pas provokimit që Beogradi zyrtar bëri me trenin e mbushur me parulla nacionaliste dhe kundër shtetit të Kosovës.

“Çdo përpjekje për të krijuar tensione false nacionaliste,- tha Kodheli,- do të përballet me vullnetin tonë të përbashkët, për të vijuar me procesin e integrimit euro-atlantik të gjithë rajonit”.Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Kodheli foli dhe për dyfishimin e numrit të ushtarakëve shqiptarë që janë pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.Ne vlerësojmë punën e jashtëzakonshme që personeli ushtarak i misionit më të gjatë të NATO-s, KFOR-i bën në Kosovë, tha ajo. “Prezenca e ushtarakëve shqiptarë atje do të dyfishohet dhe ne jemi në përfundim të procedurave ligjore për këtë shtesë personeli”.Gjithashtu, dy homologët folën dhe për Planin e Bashkëpunimit për vitin 2017, me synim organizimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta. Kodheli tha se programet mësimore ushtarake të të gjitha niveleve, janë të hapura për personelin e FSK-së.

Ministri Demolli, nga ana e tij, përveç çështjeve të bashkëpunimit, foli dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe sidomos për ndalimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze. Demolli u shpreh për lirimin sa më parë të Haradinajt dhe rikthimin kodheli2e tij në Kosovë.Ministri kosovar foli dhe për procesin e transformimit të FSK-së, i cili sipas Demollit, duhet të zhvillohet në koordinim me faktorët ndërkombëtarë.Po ashtu në takim u bisedua edhe për vizitën e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, në Prishtinë, i cili siguroi për vazhdimësinë e mbështetjes së Aleancës për sigurinë e paqes në Kosovë.