• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Zyra e Prokurorit të Specializuar shton një dëshmitar në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

nga Bota Press
3 Nëntor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Trupi gjykues i Gykatës Speciale, në krye me Charles L. Smith, ka miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për të ftuar edhe një dëshmitar në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të vazhdojë nesër në Dhomat e Specializuara në Hagë me dëgjimin e dëshmitarit të tretë në këtë proces gjyqësor.

Në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt, i cili ka filluar më 7 tetor 2021, deri tani e kanë përfunduar dëshminë e tyre dy dëshmitarë, ndërsa nesër më 4 nëntor do të dëgjohet dëshmitari i tretë i cili do të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së ish-krerëve të OVL-UÇK.

Dëshmitari i tretë i ZPS-së është një punonjës sigurie në këtë zyrë i cili tashmë u është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej 25 shtatorit të vitit 2020 kur edhe u arrestuan në Prishtinë.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike./Botapress.info/.

Tags: Hysni GucatiNasim Haradinaj

Të ngjashme

Kosovë

Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Lajme

Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Lajme

Gjykimi për huliganizëm në protestën e 2013-ës, anëtari i Vetëvendosjes nuk i bindet gjykatësit

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Kosovë

Hoti kritikon qeverinë për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të BQK-së

nga Bota Press
29 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme
  • Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë
  • Gjykimi për huliganizëm në protestën e 2013-ës, anëtari i Vetëvendosjes nuk i bindet gjykatësit
  • Hoti kritikon qeverinë për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të BQK-së
  • Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.