[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zyba Hysa: Surprizë ëndrre…



Zyba Hysa SURPRIZË ËNDRRE…

 

M’ka ndodhur të rend pas ëndrës,

Edhe kur e di q’është thjesht ëndërr,

Ndjehem flutur lëndinave të imagjinatës,

Ku ngjyrat emrat e ngjyrave s’kanë,

E lulet, emrat e luleve q’kurrë s’lulëzuan, mbajnë,

Nën hiheshinë e pemëve shtatlarta,

Ku flladi, si krah violine, shoqëron këngën e zogjve,

Q’fluturojnë togje – togje,

Hapësirës së oazës,

Ku ujëvarat bien nga lartësi qiellore,

Si rreze diellit agimeve pranverore…

E… për çudi…

Kurrë su bë zhgjëndërr!

Duke rendur gjatë…

Kam pasur fat!

Vetë ëndrra më ndillte drejt reales,

Pa e ditur unë s’e realja egziston,

Kurrë s’ia ndala hapin sorkadhes,

E pse shpesh ndjente instiktin e frikës,

Sikur nj’hije misterioze,

E ndiqte nga prapa si përbindësh,

Por që ishte thesht një nxitës,

Q’hapat kurrë t’mos ndaloj,

Gjer ëndra – ëndrrën të mbarsë,

Realen të krijojë!

O ëndërr, q’më mban zgjuar ndër vite,

Viteve më rrite!

Tashmë besoj në absurdin tënd,

Ti kam falë ankthet e dëshirës mistike,

E pse e lodhur… e raskapitur…

Ndjehem e përtëritur…!

 

1 shkurt 2017