Shpesh u them njerëzve q’dua:
Të kesh kujdes me mua!
Jo një herë,
Aqsa herë më kanë lënduar…
S’është kërcënim,
S’është as të tërheq vemendjen,
Për t’i bërë qejfin vetes,
Se jam njeri i së vërtetës,
U them t’mos mbushin kupën,
Se vjen një ditë dhe derdhet
E çdo gjë… po u derdh
Zor se e mbledh!
Edhe Ty, të kam thënë:
Të kesh kujdes me mua!
Biles të kam thënë shpesh:
Të kesh kujdes me të gjithë!
Nëse loz me njerzit thjesht për qejf,
Duke mos e llogaritur qejfin e tij,
Lëndimi i tjetrit shkruhet në tëndin shpirt,
E të kthehet helm një ditë…
Ndaj t’them shpesh:
Të kesh kujdes me mua!
Thjesht, se të dua,
Dua… s’dua dhe unë pi,
Helmet e tua!
Kështu i porosit edhe fëmijtë:
Të keni kujdes me mua!
Të kenë kujdes me të gjithë!
Duket, sikur ai q’u lëndua,
Do të jetë me helm n’shpirt,
Jo!!!
Dhimbjen shkaktuar tjetrit,
Më të fortë se helmi,
Do ta pini një ditë!
Ndaj, kur them, o njerëz:
“Të keni kujdes me mua,
Të keni kujdes me të gjithë”
S’është gjë tjetër,
Zëre s’e kam thënë:
Keni kujdes me veten!
Atë q’të bën ajo,
S’ta bën…
Askush tjetër!
/ZYBA HYSA/
TIRANË, MË 1 GUSHT.