[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zvicër: Një person plagos dy policë, njëri prej tyre në gjendje kritike



Një burrë 33 vjeçar ka shtënë kundër policëve, të cilët kishin shkuar për të bërë një kontrollim në banesën e tij, sot, e martë, rreth orës 9 të mëngjesit, bën të ditur Policia Kantonale

Në lokalitetin Rehetobel të Kantonit Appenzell Ausserhoden janë qëlluar me armë dy policë. Ata kanë pësuar plagë dhe janë transportuar në spital me helikopterë të shërbimit të shpëtimit, Rega. Njëri prej tyre është në gjendje kritike, shkruan blick.ch, transmeton Albinfo.ch.

Një burrë 33 vjeçar ka shtënë kundër policëve, të cilët kishin shkuar për të bërë një kontrollim në banesën e tij, sot, e martë, rreth orës 9 të mëngjesit, bën të ditur Policia Kantonale.

Arsyeja e bastisjes në banesën e dorasit ende është e paqartë, transmeton albinfo.ch. Por, policia bën të ditur se i dyshuari tashmë është lokalizuar. Ajo po ashtu njofton se i përmenduri nuk përbën rrezik për qytetarët.

“Ne po negociojmë me dorasin”, kanë thënë në policinë kantonale.