[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zv.ministri i jashtëm Valon Murtezaj beson në drejtësinë franceze, shpreson se Haradinaj do të lirohet…



Valon Murtezaj, zv.ministri i Jashtem i Republikes se Kosoves, njeheresh profesor ne kolegjet zvicerane beson ne drejtesine franceze dhe se shpreson se se shpejti z.Haradinaj do te lirohet.

Ja postimi i Murtezajt ne Facebook

 

Duke shprehur indinjaten e thelle dhe kundershtimin me te forte per veprimet e Qeverise se Serbise lidhur me fletarrestet nderkombetare ndaj qytetareve te Republikes se Kosoves; qe jane perpjekje direkte per destabilizim te Kosoves dhe rajonit; dhe perpjekje per politizim te institucioneve nderkombetare;

Me qellim te informimit me te sakte te opinionit ne Kosove:

Institucionet perkatese te Republikes se Kosoves, Ministria e Puneve te Jashtme, Ministria e Puneve te Brendshme, Ministria e Drejtesise, gjate tere kohes dje dhe sot kane qene ne komunikim intensiv me institucionet perkatese te Republikes Franceze.

Tanime çeshtja e ndalimit te z. Haradinaj, eshte ne proces ligjor te trajtimit; ashtu siç kerkojne procedurat e nje shteti ligjor, siç eshte Republika Franceze.

Jemi te bindur qe drejtesia franceze do te vendos drejte si çdohere, dhe çeshtja do te permbyllet shpejt dhe z. Haradinaj do te lirohet.