[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zv.ministri Hoti tregon pse nuk arrestohet Thaçi jashtë vendit (Video)



Sonte në “Komiteti Qendror” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka folur për urdhër arrestet e lëshuara nga Serbia për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka thënë se arrestimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në pjesën franceze të Aeroportit të Bazelit, vije si pasojë e rëndësisë që ai ka pasur në lirinë e vendit, duke pasur vëmendje të shtuar të serbëve ndaj tij.

Lidhur me deaktivizimit të urdhër arrestit për presidentin Thaçi në disa vende ndërkombëtare, zv.ministri ka treguar se kjo mundësohet me informim paraprak.

Ai ka treguar që nëse paralajmërohet një vizitë zyrtare e ndonjë personaliteti ndaj të cili ka urdhër arrest ndërkombëtar, atëherë vendi ynë ka mekanizma të cilët mund të kërkojnë deaktivizimin e urdhër arresteve.