Prindon Sadriu, burri i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dje ka raportuar se është kërcënuar nga një person derisa po ushtronte detyrën e tij si diplomat në Ambasadën e Shkupit, shkruan Gazeta Botapress.
Sipas policisë, Sadriu e ka raportuar rastin ditën e mërkurë, teksa nga policia ky rast është cilësuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa kishte qenë në detyrë, ishte ndier i kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./Botapress/