[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zonat malore në veri të Shqipërisë ende të bllokuara nga dëbora



Zonat e thella malore vijojnë të jenë ende të bllokuara nga dëbora dhe moti i ftohtë, ndërsa rrugët kombëtare në Kukës dhe Has janë të kalueshme pa zinxhirë.

Në bashkinë e Kukësit është e bllokuar Njësia Administrative Arrën me të gjitha fshatrat.

Është e bllokuar fshati Turaj e Njësia Adminstrative Topojan. Është e bllokuar fshati Shtrezë e Njësia Adminstrative Shishtavec. Është e bllokuar fshati Nimçe  e Njësia Adminstrative Zapod.Po punohet për hapjen e rrugës për lidhjen e fshatrave me qendrën, shkruan Ora News.

Në bashkinë e Tropojës janë të lidhura të gjitha Njësitë Administrative me Qendrën.

Të bllokuara janë fshatrat Curraj i Epërm, Salcë, Palcë e Gjonpepaj të NjA Lekbibaj, Treshnjevë, Papaj, Gegaj të Njësisë Administrative  Tropojë e Vjetër.

Të bllokuara  janë edhe fshatrat Lëkurtaj e Selimaj të Njësisë Administrative Bujan. Po punohet për hapjen e rrugëve për lidhjen e fshatrave me qendrën.Aktualisht është furnizuar i gjithë Qarku me  energji elektrike me përjashtim të fshatrave Visoç e Berishë të NjA Bytyq, pjesë të Bashkisë Tropojë.