Me kalimin e kohës zjarri është përhapur dhe i është afruar pronave private.Një banore për IndeksOnline ka bërë të ditur se Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar me evakuimin e banorëve.
Ajo tha se banorët kanë lëshuar shtëpitë e tyre dhe janë nisur për qytetin e Pejës.
Gazeta ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet një helikopter duke hedhur ujë mbi male që gjindeshin në flakë.
Kurse, dy vatra të reja të zjarrit janë shfaqur në fshatin Bukosh të komunës së Suharekës. Zjarri ka depërtuar afër shtëpive ku janë rrëzikuar të digjen disa shtëpi banimi./Botapress/