Zjarri i madh e ka kapluar një nga supermaketet në qytetin e Ferizajt.
Pak minuta pas mesnate, në një objekt të madh në Ferizaj ka shpërthyer zjarri.
Në pamjet që ka dërguar lexues nga atje shihet se në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e zjarrëfikësve.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin dhe nëse aty ka ndonjë të lënduar.