Zjarrfikësit në Londër u angazhuan për të kapur një papagall të kaltër, i cili ishte larguar nga shtëpia e pronarit dhe po qëndronte në kulmin e një shtëpie për tri ditë. Sidoqoftë, duket se ai nuk i vlerësoi përpjekjet e zjarrëfiksve. I shau.
Chris Swallow dhe ekipi i zjarrfikësve në Edmonton të Londrës arritën në rrugën “Cuckoo Hall Lane” dhe negociuan me papagallin. “Na thanë që për t’u lidhur me të, duhet t’i themi “të dua” dhe menaxheri i ekipit veproi saktësisht ashtu”, tha Chris.
“Pronari dhe Jessi gjithashtu flasim turqisht dhe greqisht, prandaj u munduam që t’i themi “eja” edhe në këto gjumë. Pastaj kuptuam se kishte gojë të ndyrë dhe na shau, duke na mahnitur”, tha zjarrfikësi.
Papagalli i quajtur Jessie ishte mirë dhe nuk ishte lënduar, ndonëse fluturoi drejt një kulmi tjetër dhe pastaj në një dru. Ai tash ndodhet në shtëpinë e pronarit dhe është i sigurt, transmeton Gazeta Express.
Shërbimi i zjarrfikësve bëri thirrje që publiku t’i thërrasë shërbimet emergjente për shpëtimin e kafshëve të ngujuara vetëm në rastet kur organizatat për kafshë nuk kanë arritur të ofrojnë ndihmë./Botapress/