[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zidane nuk pendohet për Bale



Zidane nuk është penduar që inkuadroi Gareth Bale nga fillimi në “El Clasico”, pavarësisht se uellsiani nuk duhej të luante nga minuta e parë.

Anësori, Gareth Bale, u lëndua në minutën e 39’ në ndeshjen ndaj Barcelonës. Ai nuk ishte gati për të startuar, kjo ishte një pikëpyetje e madhe nga mediat spanjolle para “El Clasicos”, që raportonin se Zinedine Zidane rrezikon shumë me Gareth Bale.

 

 

Kjo doli të jetë e vërtetë, pasi uellsiani u lëndua në pjesën e parë. Ky lëndim mund të ishte evituar nëse ai do të luante për disa minuta në pjesën e dytë, pasi vetëm sa ishte rikthyer nga lëndimi që e la jashtë për dy ndeshje me radhë.

 

Megjithatë, Zidane nuk është penduar që inkuadroi atë nga fillimi dhe shpreson se lëndimi nuk është serioz.

 

“Gareth tha se është mirë dhe ishte i uritur që të luajë. Nuk pendohem që e inkuadrova”, ka thënë Zidane.

 

“Do të shohim për çfarë lëndimi bëhet fjalë. Shpresojmë asgjë serioze dhe se nuk do të jetë për shumë kohë jashtë fushave”, shtoi francezi. /Express/