• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Zhgënjehet keq analisti i afërt me Kurtin, u drejtohet të rinjve: Thjeshtë kapni valixhet, s’ka sen këtu

nga Bota Press
22 Shkurt, 2022
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Analisti Xhevdet Pozhari, i cili është njohur për qasjen e tij pro-Qeverisë së Vetëvendosjes, së fundmi ka folur për çështjen e pagës minimale në Kosovë ku edhe ka çuditur publikun me një porosi që ai ia ka dhënë qytetarëve.

Në një postim në Facebook, Pozhari dje ka krahasuar pagën aktuale minimale në Kosovë me ato të vendeve të rajonit.

Ai ka thënë se Kosova aktualisht e ka pagën minimale më të ulët në Ballkan, por se ka thënë se ajo do të mbetet më e ulëta edhe pas rritjes së saj nga Qeveria e Kosovës. Po ashtu, ai ka thënë se Kosova ka edhe pensionet më të ulëta.

Çuditërisht, Pozhari s’është kursyer aspak karshi situatës duke thënë: “Nëse jeni i ri/e, thjeshtë kapni valixhet. Nuk ka sen këtu”.

“Përndryshe, Zvicra konsiderohet si një prej shteteve më stabile. Paga mujore e një mësuesi është 7.292 CHF, e ajo vjetore: 87.500 CHF. Ndërsa, në Norvegji, paga mesatare është 4.500 euro. Nëse jeni i ri/e re, thjeshtë kapni valixhet! Nuk ka sen këtu”, ka shkruar Pozhari.

Për këtë mesazh, Pozhari ka folur edhe sonte në ATV, ku ka thënë se ai është nisur nga përvoja e tij e cila nuk duhet të merret si “e vërtet absolute”.

“Sot një i ri nëse e fillon jetën, edhe nëse qëndron ajo çfarë thotë Kurti se s’mund të inkuadrohet në profilin e tij, por edhe nëse inkuadrohet në rastin më të mirë, pagën nuk e ka dinjitoze. Edhe nëse sheh të krijojë familje, ai në 10 vitet e para duhet të sheh si opsion kredinë apo qiranë. Më pas është një tjetër standard i jetesës që nuk ja lejon sigurinë që me atë pagë të mbijetojë apo të bëj jetë dinjitoze, pra duhet të shohë edhe ndonjë punë alternative. Pra, unë jam nisur nga realiteti”, ka thënë Pozhari, transmeton lajmi.net.

Tutje, Pozhari ka thënë se Kurti është në pozitën e kryeministrit për t’i ofruar alternativë rinisë, pasi që ata nuk kanë kohë të presin.

“Le të kujtohet Kurti se ai e ka shkopin magjik me 51% të cilën ja ka dhënë vota e popullit. Nëse Qeveria kërkon vazhdimisht kohë, kohë, kohë, mund të vie ajo ditë kur ne s’do të kemi kohë për me dalë me votu”, ka deklaruar Pozhari.

Përveç afërsisë së shprehur haptas të Pozharit me Kurtin e VV-në, ai ishte përfolur edhe për një punësim të gruas së tij në Këshillin Drejtues të Universitetin “Haxhi Zeka” në maj të vitit të kaluar.

Aso kohe, mediat e ndërlidhnin këtë punësim me ndikimin e pushtetit të ri, ndaj të cilit analisti Pozhari kishte shprehur përkrahjen. /Botapress.info/

Tags: \Analisti kuritti

Të ngjashme

Lajme

Hoti kërkon zgjedhje të parakohshme

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Nga OVL e UÇK-së i dalin në përkrahje protestës së PSD-së kundër marrëveshjes Kurti – Vuçiq

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Lajme

Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Specialja del me detaje të reja lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • Hoti kërkon zgjedhje të parakohshme
  • Nga OVL e UÇK-së i dalin në përkrahje protestës së PSD-së kundër marrëveshjes Kurti – Vuçiq
  • Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
  • Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.