Një vajzë e mitur e moshës 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Komunën e Vitisë, transmeton Gazeta Botapress.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj e cila ka thënë se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet më vendndodhja e saj.Rasti po vazhdon të hetohet nga organet e policisë.
Më poshtë raporti i plotë i Policisë:
Rr. Hasan Prishtina, Viti 28.12.2021 – 11:30 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e sajë 12 vjeçe ka dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vend-ndodhja e saj. Rasti nën hetime. /Botapress.info/