“Zhduket” Mimoza, oratorja që komenton gjithçka, nuk e thotë asnjë fjalë për punësimin e dhëndrit

Shkumbin Spahiu, dhëndri i Mimoza Kusari-Lilës, shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, është emëruar në Bordin e Ankesave në AKPM nga Dafina Gexha-Bunjaku, ushtruesja e detyrës së ministres.

Kusari-Lila ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për punësimin e të burrit të motrës së saj.Gazeta e ka pyetur shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nëse përmes pozitës së saj ka ndikuar që dhëndri i saj të rehatohet në Bordin e Ankesave në AKPM, por ajo nuk ka kthyer përgjigje.

LEXO EDHE KETE

Arrestohen 11 nxënës në Prishtinë, tentuan “të zgjidhnin mosmarrëveshjet mes njëri-tjetrit”

Përgjigje për Gazetën nuk ka kthyer as Shkumbin Spahiu, ai i cili e ka fituar këtë post.

Megjithatë, mbi këtë çështja ka folur sot ministria e Shëndetësisë.

“Na lejoni që të ju informojmë së për lidhjen familjare të z. Shkumbin Spahiu me deputeten Kusari Lila kemi kuptuar vetëm pas raportimit të njërit nga mediumet dhe ju sigurojmë që emërimi i tij në Bordin për Ankesa në AKPPM ka qenë vetëm si rezultat i profilit të tij profesional, mbështetur në UA 05/2015 ku parashihet bordi i ankesave në dhe se nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndikimi politik.”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, më 31 tetor ka emëruar përbërjen e re të Bordit të Ankesave në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, ka zbuluar dje Gazeta Shneta.

Në këtë Bord janë tre anëtarë me mandat tre-vjeçar të cilët emërohen nga ministri i Shëndetësisë bazuar në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Gexha-Bunjaku ka emëruar Meliza Qorraj, Shkumbin Spahiun dhe Gëzim Berishën.

Bordi i Ankesave në AKPM është organ mjaft i rëndësishëm i cili themelohet bazuar në nenin 8 të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Ky Bord sipas këtij neni, ka përgjegjësi për shqyrtimin e çdo ankese të ngritur nga një subjekt ose person fizik, përkitazi me vendime të nxjerra nga AKPPM, në bazë të këtij ligji dhe akteve nën-ligjore të nxjerra në pajtim me këtë ligj.

Ndryshe ky Bord ka kompetencë për rrëzimin e vendimeve të AKPM-së në lidhje me barnat, qoftë përmes ankesave të kompanive farmaceutike apo individëve.

Sipas vendimit që e ka parë Gazeta, Bordi do të kompensohet për punën e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që në institucionet shëndetësore marrin pozita njerëz të lidhur me Kusari-Lilën. Më parë Gazeta ka raportuar se Albert Lila ish-kandidati për deputet nga partia Alternativa e cila udhëhiqet nga Mimoza-Kusari-Lila dhe kushëri i bashkëshortit të Kusari-Lilës, ishte përzgjedhur drejtor në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë./Gazeta Botapress.info/

ngjashme