[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Zhduket” Albin Kurti!



Derisa liderët e partive politike në Kosovë, por edhe udhëheqësit shtetërorë kanë dhënë deklarime dhe intervista të ndryshme në media me rastin e fundvitit, njëri prej protagonistëve më të përfolur për aktivitetet e tij politike gjatë vitit 2016, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, nuk është parë gjëkundi.

Ai nuk ka qenë i pranishëm në asnjë paraqitje televizive dhe në asnjë intervistë, njofton portali Sakte.net

Jo shumë kohë më parë, sipas një hulumtimi të KDI – së, Albin Kurti u shpall si politikani më i preferuar nga të rinjtë e Kosovës. Ndonëse në krye të Lëvizjes Vetëvendosje! tash është Visar Ymeri, sondazhi ka treguar se ai mbetet si lideri më pak i preferuar, madje edhe pas Shpend Ahmetit.