[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Zhduket” 21-vjeçari, shkon në ditëlindjen e shokut dhe nuk kthehet më



Një 21-vjeçar nga qyteti i Durrësit rezulton i humbur prej tri ditësh. I riu i kishte thënë të ëmës se do të festonte ditëlindjen e shokut në Tiranë, dhe po atë pasdite e ka telefonuar për ti thënë se nuk do të kthehej, por do të rinte tek shokët e tij, por nuk u kthye më.

E ëma e K. T, 21 vjeç ka bërë kallëzim në polici duke kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit.

Ai punonte në një lokal në periferi të Durrësit, bashkë me të ëmën, po që prej asaj dite e ka pasur telefonin të fikur.