Mijëra nxënës nesër kthehen në skenarin C të mësimit – që i bie se do të mbajnë mësim në distancë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ditë më parë nxorri një vendim për organizimin e procesit mësimor për datën 18 tetor, një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Gjithashtu, sipas Ministrisë së Arsimit, komunat e kanë për obligim që pas përfundimit të votimeve, t’i dezinfektojnë shkollat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që të jenë të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor më 19 tetor.