[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zgjedhjet e parakohëshme apo fundosja e një pushteti



Botapress, 25 prill

Disa ditë më parë kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë do të mbahen së shpejti, nëse nuk ka vendimarrje lidhur me çështjet aktuale, shkruan Botapress.info

 

Për këtë janë pajtuar poashtu edhe partitë opozitare dhe gjithashtu kanë nisur mocione për rrëzimin e kësaj qeverie dhe prishjen e koalicionit aktual.

 

 

 

Ndërkohë që kryetari Veseli theksoi poashtu faktin se  partia e tij nuk frikësohet nga zgjedhjet sepse e respektojnë vullnetin e popullit.”Ne jemi partia e parë por koalicioni po vazhdon sepse kemi përgjegjësi, objektiva dhe procese për të përmbushur’’, tha ai ditë më parë.

 

Por duket se rezultatet e deritanishme po flasin ndryshe.

 

Nga zgjedhjet e fundit të mbajtura në Drenas, partia në pushtet PDK, e cila kishte mbajtur primatin e fituesit deri atëherë në këtë qytet, fitoi vetëm pas balotazhit dhe më një përqindje të përafërt me kandidatin e partisë NISMA.

 

Se besimi ndaj kesaj partie po bie ndjeshëm, flet edhe fakti se edhe pas më shumë  se një dekadë në pushtet, shumë pak gjëra në vend kanë ndryshuar.

 

Papunësia tek të rinjtë vazhdon të jetë nga problemet thelbësore  e këtij vendi, ku mbi 39.2 % janë të papunë, dhe poashtu investimet e jashtme nga sektor të ndryshëm kanë shënuar rënie.

 

Kriza politike vazhdon të shqetësojë qytetarët, ndërkohë që marrëdhëniet ndëretnike po përkeqësohen, marrëveshjet ndërkombëtare në Bruksel , ajo për Asociacionin dhe marrëveshja për Demarkacionin janë bllokuar, dhe dihet tashmë që Kosova është pothuajse i vetmi vend në rajon , që akoma mbetet i izoluar, duke mos plotësuar kushtet për liberalizim vizazh.

 

Poashtu, Kosova vijon të ketë probleme serioze me shtetin ligjor.Mijëra dosje akoma po presin të shqyrtohen dhe ka humbur besimi tek drejtësia aktuale në Kosovë.

 

Rezultati I PISA, ka nxjerrë nxënësit kosovar si më të dobtit, ndërkohë që qytetarët po udhëtojnë jashtë vendit, kryesisht në vende rajonale, për të marrë shërbime më të mira shëndetësore.

 

Kjo paprespektivë e vendit ka ndikuar që qytetarët të mos besojnë më tek pushteti aktual, që primatin e saj e mban partia e Kadri Veselit.

 

Një nga arsyet se pse PDK kërkon të mbahen zgjedhjet, duket se është arsyeja se përkrahja e eletroratit ndaj kësaj partie po bie ndjeshëm dhe se pritet që Gjykata Speciale të fillojë me aktakuzat e saj së shpejti, ku mund të akuzojë zyrtarë nga kjo parti.

 

Por nuk është kjo partia e vetme që I konvenojnë zgjedhjet.

 

Opozita si duket po ‘kërkon’ paskajshmërisht pushtetitn, dhe kjo mund të ndodhë vetëm duke mbajtur zgjedhjet e parakohëshmë.

 

Por, se cili do të jetë rezultati në fund, nëse vendi shkon në zgjedhje, kjo mbetet një pikëpyetje e madhe, ndërkohë që tashmë qytetarët nuk shpresojnë më për ndryshime, tëk politika aktuale në Kosovë./Botapress.info/B.M.