Duke parë zhvillimet politike në Kosovë pas zgjedhjeve nacionale dhe posaçerisht pas reformimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila mbajti kuvendin zgjedhor në një frymë demokratike që LDK e ka traditë,dhe nga 3 kandidate potencial, besimi për të udhëhequr me LDK-ën ju dha Dr.Lumir Abdixhikut.
Me të marrë udheheqjen z.Abdixhiku, sjelli një frymë të re nëpër të gjitha degët e LDK-së në Kosovë, por jo vetëm, nje frymë të tillë reformuese e përkrahëm edhe ne këtu në LDK Dega në Norvegji, duke u mobilizuar dhe duke zhvilluar aktivitetet politike gjithnjë në frymën Rugoviane te trashëguar nga arkitetkti i Pavarsisë së Kosovë dhe Lideri ynë historik, Dr.Ibrahim Rugova.
Të dashur bashkatdhetar dhe ju të dashur votues dhe simpatizues të Lidhjes Demokratike të Kosovës,ju njoftojm se me daten 19.09.2021 Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Norvegji, ka mbajt Kuvendin e jashtzakonshëm zgjedhor dhe ka zgjedhur Kryesinë e re.
Përberja e re e kryesisë është:
1. Arben Vranovci – Kryetar
2. Vjollca Zeqiri Asllani – Nënkryetare e parë
3. Petrit Hasanaj – Nënkryetar i dytë
4. Shemsi Rokovci – Sekretar
5. Esat Osmani – Arkatar
6. Blerim Gjoni – Anëtarë i kryesisë
7. Mentor Selmani – Anëtarë i kryesisë
8. Zymer Maliqi – Anëtarë i kryesisë
9. Elbasan Jahiri – Anëtarë i kryesisë
Një falenderim të veqant për kryesinë e deritanishme, për angazhimin e tyre që Lidhjen Demokratike të Kosovës ketu në Norvegji të jete funskionale.
U bëjmë thirrje të gjithë atyre, që për një arsye ose tjetër, u larguan nga LDK, të kthehen në shtëpin tonë të perbashkët Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Me respekt,
Kryesia e Degës se LDK-së,Norvegji